15 Nëntor 2024

Qeveria ofertoi Bono Thesari në vlerë prej 30 milionë euro

Prishtinë, 18 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin KV009-16 të emetimit të Letrave me Vlerë, ku u ofertuan Bono Thesari 12-mujore në vlerë nominale prej 30 milionë euro.

Gjatë këtij viti, kërkesa për Letrat me Vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës secilën herë e ka tejkaluar ofertën e Ministrisë së Financave, gjë që u manifestua edhe në ankandin e fundit.

Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 58.3 milionë euro kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 30 milionë Euro.

Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.41% vjetore, gjë që paraqet një dallim prej -30 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të bonove 12-mujore, e cila ishte 0.71%.

Arsyet të cilat kanë kontribuar në rënien e normës së interesit janë likuiditeti në sektorin bankar, por edhe siguria e lartë që ka ky investim marrë parasysh qëndrueshmërinë makro-fiskale dhe nivelin e ulët të borxhit që aktualisht ka Republika e Kosovës.

Normat e ulëta nënkuptojnë besueshmëri më të lartë në Republikën e Kosovës, por edhe kosto më të lirë të huamarrjes, gjë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore. 

Blerësit sipas kategorive në ankandin e bonove të Thesarit, Ankandi KV009-16 i emetimit të Letrave me Vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës ishin bankat me  22.12 milionë euro si dhe fondet pensionale me 7.88 milionë euro.

Emetimi i Letrave me Vlerë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare dhe krijon hapësirë shtesë për Qeverinë për investime të cilat ndikojnë në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)