Qeveria ofertoi bono thesari në vlerë prej 20 milion euro
Prishtinë, 26 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin KV014-16, ku u ofertuan Obligacione Qeveritare 5-vjeçare në vlerë nominale prej 20 milion euro, me qëllim përkrahjen buxhetore.
Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 41.89 milion euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 20 milion Euro.
Norma e interesit për këtë ankand ishte 1.46% vjetore, gjë që paraqet një dallim relativisht të lartë prej -2.05 pikësh përqindje krahasuar me normën e interesit të ankandit të fundit të Obligacioneve 5-vjeçare, e cila ishte 3.51%.
Sipas rregullores, kuponi për këtë emetim do të jetë 1.40%, kurse pjesa tjetër prej 0.06% do të aplikohet si zbritje, ku si rezultat nesër realizojmë të hyra buxhetore në llogari shumën 19,945,962.15 euro.
Blerësit sipas kategorive janë: Bankat: 19.83 milion euro dhe Fondet Pensionale: 0.11 milion euro