Qeveria ndau 500 mijë euro për veriun e vendit
Prishtinë, 4 gusht - Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlere prej 500 mijë euro, për investime kapitale në pjesën veriore të Mitrovicës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se qeveria në vazhdën e saj të investimeve kapitale për pjesën veriore të Mitrovicës merr vendim për të ndarë edhe 500 mijë euro shtesë për këto investime.
Ai tha se qeveria ka për qëllim zhvillimin e ekonomik të kësaj pjese të vendit dhe ngritjen e mirëqenies për qytetarët e saj.