Qeveria ndan 960 mijë euro për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së
Prishtinë, 23 korrik - Vendimi i parë që mori aprovimin e kabinetit qeveritar ishte ndarja e mjete financiare në shumën prej 960, 250.00, për kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndarja e këtyre mjeteve financiare bëhet për tju dalë në ndihmë në rregullimin e protezave dhe shërimin për invalidët e luftës, dhe rehabilitimin e anëtarëve të Shoqatës së Invalidëve të luftës të UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve të UÇK-së dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së.
Raporti Vjetor 2013, i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka marrë aprovimin e kabinetit qeveritar. Ky Raport përveç plotësimit të obligimit ligjor, ka për qëllim, ta vë në dijeni shfrytëzuesin, publikun e gjerë dhe institucionet e vendit, për të arriturat dhe sfidat e Sistemit Statistikor të Kosovës, gjatë vitit 2013.
Qeveria e Kosovës ka aprovuar Raportin gjithëpërfshirës mbi zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Reformën e Administratës Publike për vitin 2010 - 2013j. Me këtë vendim është përcaktuar funksionimi institucional i strukturave përgjegjëse për të siguruar, koordinuar dhe monitoruar zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike dhe Planit të Veprimit.