Qeveria ndan 5 milionë euro investime në veri të Mitrovicës
Prishtinë, 25 gusht - Në hapje të mbledhjes kryeministri Thaçi ka njoftuar kabinetin e tij me përgatitjet që po bëjnë institucionet e Kosovës për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet kah mesi i shtatorit në Nju Jork.
Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka thënë se Kosova përmes mekanizmave përkatës ka filluar përgatitjet e gjithanshme me qëllim të përballjes me sfidat e reja që dalin në rrafshin diplomatik. Aktualisht jemi të përqendruar fuqishëm në të gjitha veprimet diplomatike të koordinuara ngushtë me Quint-in. Veprimet tona kanë filluar të japin frytet dhe ne kemi zotime nga dhjetëra vende anëtare të OBK-së se rezoluta serbe do të kundërshtohet, theksoi z. Hyseni.
Qeveria sot ka miratuar Projektligjin për Personat e zhdukur me të cilin do të rregullohet fusha e personave të zhdukur, të drejtat e familjarëve të personave të zhdukur dhe në veçanti përcaktimi i mandatit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur që ka për prioritet bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet vendore, bashkëpunimin me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare dhe aktorët tjerë, në lidhje me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur si rezultat i luftës së vitit 1998-1999.
Po sot është miratuar Projektligji për Këshillin Ekonomiko-Social. Qëllimi kryesor i nxjerrjes së këtij projektligji është krijimi i një infrastrukture ligjore, ku do të përcaktoheshin dispozitat për themelimin, strukturën dhe funksionimin e Këshillit Ekonomiko-Social, si një mekanizëm mjaft i rëndësishëm dhe përgjegjës për politikat e punësimit, mirëqenies sociale dhe politikat ekonomike.
Është miratuar Projektligji për Rezervat Shtetërore të Mallrave . Me këtë ligj përcaktohet procedura e krijimit, sigurimit, financimit, deponimit, ruajtjes, përdorimit, menaxhimit, përtëritjes, freskimit dhe shpërndarjes së rezervave shtetërore të mallrave në Republikën e Kosovës.
Qeveria i dhe përgatitjen e saj për tërheqjen e investimeve . Qeveria e Republikës së Kosovës e sheh sektorin minerar e posaçërisht potencialet e Trepçës si një nga mundësitë e zhvillimit më të shpejtuar ekonomik. Qeveria e sheh veten si një faktor kryesor ndikues në këtë fazë, duke shtruar ndikimin e vet të konsiderueshëm në çështjet e ofrimit të mundësive për hapjen e vendeve të reja të punës, në garantimin e pranueshëm ndërkombëtarisht të investimeve, si vendore ashtu edhe të atyre ndërkombëtare, si dhe në çështjet e menaxhimit të ndotësve të mjedisit. Qeveria fuqishëm do të jetë pjesë e procesit të vendimmarrjes për çështjet e ndjeshme që janë të lidhura me kompleksin industrial Trepça.
Qeveria ka miratuar propozimin që Strategjisë Legjislative për vitin 2010, t i shtohet Projektligji për Kadastër .
Qeveria ka marrë vendim për themelimin e Komisionit të përhershëm qeveritar për kufijtë. Në këtë komision do të përfshihet ZKM, MPB, Agjencia Kadastrale e Kosovës, një ekspert nga UP.
Qeveria e Republikës së Kosovës në bazë të propozimit të Presidentit Sejdiu ka marrë vendim që të ndaj 150 mijë euro për Pakistanin, për përballimin e gjendjes së shkaktuar nga vërshimet.
Qeveria ka ndarë 9500 euro Institutit Albanologjik për organizimin e Konferencës ndërkombëtare që i kushtohet eposit popullor.