Qeveria ndan 200,000 euro për zgjedhjet në Graçanicë
Prishtinë, 19 dhjetor - Qeveria e Republikës sot ka ka miratuar propozim vendimin për ndarje të mjeteve në vlerë prej 200,000 euro për të mbuluar shpenzimet e organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Graçanicës.
Qeveria po ashtu miratuar vendimin për ndarjen e dividentës së PTK-së, për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës në vlerë prej 5 milion eurove.
Edhe vendimin për ndarjen e 1.555.223,90 euro për mbulimin të importit të energjisë, gjatë periudhës së ndaljes së bllokut B1 të TC Kosova B, për nevojat e projektit të kogjenerimit.
Është miratuar edhe vendimi për shpërndarjen e mjeteve të kursyera për kontigjencën për paga në vlerë prej 33,743,188 euro. Këto mjete do të ndahen organizatave buxhetore në kategorinë paga dhe mëditje për muajin dhjetor 2014.