16 Janar 2025

Qeveria ndan 148 mijë euro për Prokurorinë Speciale

Prishtinë, 5 mars - Qeveria e Kosovës ka akorduar një shumë prej 148 mijë eurosh për stimulimin e prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Nga këto mjete do të përfitojë i gjithë stafi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku përveç pagës ata në forme stimulimi për çdo muaj deri në fund të vitit do të marrin edhe nga një shumë të majme parash, shkruan Zëri.

Në vendimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se nga ky vendim më së shumti do të përfitojë zëvendësi i prokurorit special të Kosovës, ku përveç pagës bazë ai do të marre edhe 900 euro në muaj.

Po ashtu nga 800 euro në muaj, sipas këtij vendimi, do t’i marrin edhe 8 prokurorë specialë.

Nga ky vendim do të përfitojë edhe stafi administrativ i Prokurorisë Speciale, por shuma e mjeteve që u jepen këtyre për stimulim është tetë fish më e vogël se e prokurorëve.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, 12 zyrtarë të Prokurorisë do të marrin nga 130 euro në muaj.

Ndërkaq, 21 zyrtarë që shpërbejnë si personel mbështetës i Prokurorisë, për çdo muaj përveç pagës do të stimulohen edhe me nga 100 euro shtesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)