06 Maj 2024

Qeveria ndalon nxjerrjen e rërës në lumenjtë e Kosovës

Prishtinë, 2 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka drejtuar mbledhjen e rregullt, të dyzet e gjashtën me radhë, të Qeverisë së Republikës Kosovës, në të cilën është aprovuar Projektligji për Bujqësinë Organike, është miratuar propozim-vendimi për Ndalimin e Eksploatimit të Inerteve nga Lumenjtë e Kosovës, është miratuar shenja e nacionalitetit për mjetet ajrore të Republikës së Kosovës dhe janë marrë edhe vendime tjera
 
Projektligji për Bujqësinë Organike, i miratuar sot nga Qeveria, ka për qëllim krijimin e bazës për zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit organik si dhe sigurimin për funksionimin efikas të tregut.

Në këtë mbledhje u miratua edhe propozim vendimi për Ndalimin e Eksploatimit të Inerteve nga Lumenjtë e Kosovës, pasi shfrytëzimi dhe eksploatimi i pakontrolluar i rërës,  ka shkaktuar degradim.

Shenja e nacionalitetit për mjetet ajrore të Republikës së Kosovës do të jetë Z6, pas miratimit të bërë sot nga propozim vendimi për një gjë të tillë.

Poashtu, sot u miratua edhe vendimi për shpronësimin shtesë të pronave në zonat kadastrale Mazgit dhe Llazarevë, në trasenë e rrugës N2 dhe te rreth-rrotullimi i cili ndërlidh rrugën N2 dhe N9, si dhe propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë, nr. 11/43, të datës 19.10.2011.

Në këtë mbledhje është marrë vendimi për emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Në bazë të rezultateve të konkursit dhe sipas rekomandimeve të panelit intervistues, për kryeshef të kësaj agjencie është emëruar Edona Hajrullahu.

Qeveria poashtu miratoi vendimin për rialokimin e mjeteve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, si dhe ndau 660 mijë euro përkrahje për  këto organizata buxhetore: 160 mijë euro  për Komunën e Pejës, 200 mijë euro për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për ngrohtoren e Gjakovës, 200 mijë euro iu nda komunë së Klinës, si dhe 100 mijë euro për komunën e Ranillugut.

Poashtu, në mbledhje Qeveria ndau edhe 40 mijë euro për rivarrimin dhe ngritjen e lapidarit të luftëtarit të njohur, Hysen Tërpeza nga Tërpeza e Vitisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)