17 Nëntor 2024

Qeveria mirëpret pezullimin e grevës nga minatorët e Trepçës

Prishtinë, 22 janar  - Qeveria e Republikës së Kosovës është informuar sot pasdite nga menaxhmenti i kombinatit Trepça për vendimin e minatorëve për pezullimin e grevës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përshëndeti një veprim të tillë të minatorëve.

Kryeministri dhe Qeveria shprehin përkushtimin dhe sigurojnë minatorët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore që sigurojnë punë normale të Trepçës në këtë periudhë dhe të ofrojnë zgjidhje afatgjate në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit,  në interes të minatorëve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Mustafa po ashtu thekson përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të kërkuar  përgjegjësi nga të gjithë akterët, që t’i kryejnë obligimet e tyre me kohë dhe të krijojnë kushte që Trepça të aktivizohet me të gjitha potencialet e saj, si një nga resurset më të çmueshme të këtij vendi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)