17 Nëntor 2024

Qeveria miraton shpronësimet e trasesë se tubacioneve të ngrohjes

Prishtinë, 29 dhjetor - E drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.

Vendimi i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme është rekomandimi për Kuvendin e Republikës së Kosovës për zgjatjen e periudhës kalimtare të lirimeve nga Tatimi i Vlerës së Shtuar, duke filluar nga datat 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2015.

Në vazhdim, Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin dhe krijimin e të drejtës për interes publik të pronave të paluajtshme dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i trasesë për vendosjen e tubacioneve të ngrohjes nga Ndërmarrja Publike Ngrohtorja  e Qytetit “Termokos” Prishtinë deri te Termocentrali Kosova B, në zonat kadastrale të komunës së Obiliqit.

Edhe pronat të cilat preken nga ndërtimi i Linjës Energjetike 400kV Kosovë-Shqipëri, Segmenti i II-të, në zonat kadastrale në komunën e Drenasit, do të shpronësohen sipas vendimit të miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Në funksion të realizimit të këtij projekti të rëndësisë strategjike, është miratuar edhe vendimi për shpronësime të pronave të paluajtshme, në segmentin e III-të i ndërtimit të Linjës Energjetike 400kV Kosovë-Shqipëri, në zonat kadastrale të komunave Deçan, Junik dhe Gjakovë.

Kabineti qeveritar i ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës që të themeloj Komisionin Parlamentar për Diasporën dhe Mërgatën. Kjo duhet të bëhet me qëllim të promovimit dhe avancimit të të drejtave politike dhe sociale të diasporës që është prioritet i Strategjisë së Diasporës dhe Mërgatës, miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Një nga objektivat e kësaj strategjie është edhe përfaqësimi politik dhe pjesëmarrja aktive në vendimmarrje e diasporës dhe mërgatës kosovare.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)