19 Nëntor 2024

Qeveria miraton Projektligjin për Ratifikimin e huas mes KFW dhe KOSTT

Prishtinë, 22 nëntor - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar projektligje, udhëzime administrative, programe kombëtare dhe vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të saj.

Dokumenti i parë i miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka qenë Projektligji për Ratifikimin e marrëveshjes për hua dhe financim Ndërmjet  KFW Frankfurt am Main, Republikës së Kosovës dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut –KOSST, për përmirësimin e rrjetit të transmisionit. Ky projektligji ratifikon marrëveshjen e cila siguron 23.500 000 €, e përbërë nga huaja dhe kontributi financiar nga buxheti i Kosovës.

Qeveria ka miratuar edhe Udhëzimin Administrativ për Qasjen  në Informata për shpenzimin ekonomik të karburantit dhe emisionit të CO2 të automjeteve të reja personale.

Ky udhëzim administrativ përcakton përmbajtjen dhe mënyrën e dhënies së informacionit konsumatorëve për shpenzimin ekonomik të karburanteve dhe emisionin e CO2 të automjeteve personale të cilat janë lëshuar në treg për shitje apo qiradhënie në Republikën e Kosovës.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe Udhëzimi Administrativ për zbatimin e mekanizmave fleksibil për zhvillim të pastër.

Ky udhëzim administrativ përcakton mënyrën e zbatimit të mekanizmave të Protokollit të Kyotos për aktivitetet për zhvillim të pastër, aktivitetet për implementimin e mekanizmave të përbashkët në territorin e Republikës së Kosovës.

Strategjia e Evropës Juglindore 2020, që është miratuar sot nga Qeveria e Kosovës, është rezultat i një procesi të konsultimit bashkëpunues midis vendeve të rajonit dhe marrëveshjeve të arritura në këtë proces.

Ajo paraqet një qasje të re dhe inovative bashkëpunuese në drejtim të adresimit të disa prej problemeve akute socio-ekonomike në rajon dhe u jep shtytje të freskët për rritje ekonomike dhe zhvillim në vendet e Evropës Juglindore, bazuar në lidhjet e ngushta integruese dhe vlerat evropiane.

Strategjia ndjek një model të zhvillimit tërësor për rajonin dhe kërkon të stimulojë shtytësit kyç afatgjatë  të rritjes brenda saj: Inovacioni, aftësitë dhe integrimi tregtar. Ajo është e përqendruar në një grup të shtyllave të zhvillimit, gjegjësisht:

-          Rritja e Integruar - që promovon lidhje më të thella në tregtinë rajonale dhe  investime, si dhe politika të cilat janë jo-diskriminuese, transparente dhe të parashikueshme.

-          Rritje e zgjuar - duke u përkushtuar  në inovacion dhe të konkurrojnë mbi vlerat e shtuara në vend se të konkurroj me kostot e punës.

-          Rritja e qëndrueshme - me anë të ngritjes së nivelit të konkurrueshmërisë të sektorit privat, sipërmarrjes dhe në zhvillimin sa më shumë të energjisë efikase dhe të gjelbër.

-          Rritja gjithëpërfshirëse - duke sjellë në ballë zhvillimin e aftësive, krijimin e punësimit dhe pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të tregut të punës, shëndetit dhe mirëqenies.

-          Qeverisja për rritje - duke rritur kapacitetet e administratave publike për të forcuar sundimin e ligjit dhe uljen e korrupsionit, në mënyrë që të krijojë një ambient të favorshëm për biznes.

Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi përfundimtarë për shpronësimet shtesë me interes publik, të pronave të paluajtshme dhe të zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Vërmicë-Merdar në zonat kadastrale të komunave Obiliq, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.

Është miratuar edhe vendimi preliminar për shpronësimet me interes publik të pronave të paluajtshme dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i rrjetit shpërndarës unazorë të transmetuesve dhe të infrastrukturës përcjellëse në 22 lokacione për nevojat e institucioneve shtetërore të sigurisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Programin Kombëtarë për ofrimin e shërbimeve në gjuhën e shenjave për personat e shurdhër në Republikën e Kosovës. Qëllimi i programit është që të krijojë shoqëri gjithëpërfshirëse e cila do të rris pjesëmarrjen e komunitetit të personave të shurdhër në të gjitha sferat e jetës në Republikën Kosovës.

Qeveria ka rizgjedhë Dritan Gjonbalajn, edhe për një mandat,  drejtor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)