19 Nëntor 2024

Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Prokurimin Publik

Prishtinë, 25 tetor - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, e 153-ta me radhë.

Në mbledhje janë aprovuar dokumente të politikave qeveritare, nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, sipas të cilit rregullohen parmet për ofertuesit vendorë në procedurat e prokurimit publik.

Strategjia për Menaxhimin e Mbeturinave 2013-2022 me Planin  e Veprimit për periudhën 2013-2017, e cila është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës synon ngritjen e nivelit të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të njeriut.

Strategji vendos politikat që ofrojnë një kornizë të planifikimit për menaxhimin  e mbeturinave dhe orientimin e zbatimit të këtyre politikave, si komponentë e zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Strategji përmban përshkrimin dhe vlerësimin e gjendjes ekzistuese dhe masat që duhet të ndërmerren për menaxhimin e mbeturinave të parrezikshme dhe të rrezikshme, përpunimin dhe trajnimin e tyre në përputhje me parimet e mbrojtjes së mjedisit.

Kabineti qeveritar ka miratuar  listën e mallrave me përdorim të dyfishtë të cilat i nënshtrohen kontrollit shtetëror të importit dhe eksportit.

Është miratuar edhe Koncept Plani Kombëtar për Zhvillimin e Zonave Ekonomike të Kosovës. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Mbështetje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, është mekanizëm institucional për zbatimin e Ligjit për Zonat Ekonomike të Kosovës.

Zonat Ekonomike janë një realitet i ri në Kosovë dhe si të tilla në një periudhë të afërt do të bëhen bartësit kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe industrial të vendit. Ky plan integron aktorët kyç dhe mbështetet në:

· Ligjin për Zonat Ekonomike;

· Ligji për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme;

· Kodin Doganor dhe të Akcizave;

· Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve;

· Planin dhe Vizionin për Zhvillim Ekonomik

· Deklaratën e Politikave Prioritare Afatmesme; dhe

· Strategjinë për Zhvillimin e Sektorit Privat 2013-2017.

Në mbledhje është aprovuar edhe vendimi për themelimin e Qendrës Kulturore të Kosovës për Diasporën dhe Mërgatën me seli në Cyrih të Zvicrës. Kjo qendër do të funksionojë në bazë të ligjit për Diasporën dhe Mërgatën dhe legjislacionit tjetër në fuqi.

Qeveria ka ndarë mjete për kompensimin e punës së sekretariatit të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik. Ndërsa, ka obliguar Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Drejtësisë që të shqyrtohet shuma e kompensimit për ish të dënuarit dhe të përndjekurve politik.

Është miratuar edhe vendimi preliminar për shpronësimin dhe krijimin e të drejtës së servitutit sendor  për interes publik, për pronat e paluajtshme të pronarëve  dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i trasesë për vendosjen  e tubacioneve të ngrohjes qendrore  nga Ndërmarrja Publike  ‘’Termokos Sh.A’’  deri në TC Kosova B, Obiliq, në Zonat Kadastrale  Prishtinë, Shkabaj  dhe Obiliq.

Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, është miratuar ndryshimi i përbërjes së Bordit të Ankesave në Agjencionin Kosovarë të Produkteve Medicinale, duke emëruar Gjon Gegajn në vend të Arianit Jakupit; dhe në Komisionin për Vlerësimin e Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale ka emëruar anëtarë z. Denis Raka në vend të z. Branislav Kostiq.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)