16 Nëntor 2024

Qeveria miraton Projektligjin për faljen e borxheve publike

Prishtinë, 3 qershor - Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar Projektligjin për Faljen e Borxheve Publike, i cili parasheh që shuma e borxhit që do të falet vlerësohet të jetë rreth 680 milion euro.

“Pas miratimit të rekomandimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komisioni Ministror dhe grupi jo formal i kryesuar nga Ministria e Financave ka hartuar Projektligjin për Faljen e Borxheve Publike, me anë të cilit përcaktohen kriteret dhe procedurat për faljen e borxheve publike për personat fizik dhe juridik”, ka bërë të ditur ministri i Financave Avdullah Hoti në mbledhjen e rregull të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
 
“Sipas këtij ligji, do të falet borxhi publik - çdo shumë e papaguar e borxhit, përfshirë ndëshkimet, gjobat, interesin si dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit, sipas gjendjes me datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, që kanë qenë obligim për pagesë i personave ndaj Institucioneve Shtetërore në emër të obligimeve tatimore, doganore dhe tatimit në pronë, si dhe të gjitha obligimeve tjera financiare ndaj Ndërmarrjeve Publike që ofrojnë shërbime publike, në emër të shërbimeve të ofruara, për qytetarët në Republikën e Kosovës deri me datë 31 dhjetor 2008”, tha ministri Hoti .

Ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se “Sipas vlerësimeve të institucioneve gjegjëse, shuma e borxhit që do të falet vlerësohet të jetë rreth 680 milion euro; rreth 148 milion borxh ndaj ATK-së, rreth 6 milion borxh nda Doganës së Kosovës, rreth 57 milion borxh ndaj tatimit në pronë dhe rreth 465 milion borxh ndaj ndërmarrjeve publike.

“Sipas vlerësimeve të institucioneve që kanë marrë pjesë në hartomini e këtij ligji, nga ky ligj kryesisht do të përfitojnë personat fizik të cilët kanë paqëndrueshmëri në mirëqenën e tyre sociale.

Kështu që, kjo do t’i shërbejë prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e mirëqenies sociale. Në anën tjetër, falja e borxheve sipas këtij ligji do të krijojë një momentum të ri që do t’i shërbejë për ngritjen e disiplinës së përgjithshme të personave fizik dhe juridik në Republikën e Kosovës karshi obligimeve tyre publike” shtoi ministri Hoti .

Për të përfituar nga falja e borxheve sipas Projektligjit për Faljen e Borxheve Publike personat fizik dhe juridik duhet të ndjekin këtë procedurë:

a) duhet kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri me 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014; ose

b) të lidhin marrëveshje me Institucionin Shtetërorë apo Ndërmarrjen Publike për pagesën e borxheve me këste për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, Në rastin kur arrihet marrëveshja, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri me 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e ndëshkimeve për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014. Pagesa e borxhit sipas këtij paragrafi duhet te kryhet :

- brenda afatit prej dy (2) vitesh për personat juridik nga data e lidhjes së marrëveshjes; dhe

- brenda afatit prej tri (3) vitesh nga personat fizik, nga data e lidhjes së marrëveshjes.

Vlen të theksohet se Ministria e Financave ka zhvilluar konsultimet për këtë Projektligj dhe komentet kryesisht janë pranuar nga ndërmarrjet publike, ku është kërkuar që të përcaktohet një saldo fillestare për pagesë (rreth 20-30 % të borxhit), pastaj është kërkuar sqarime për borxhet e programuara si dhe pjesën paguar të borxhit para vitit 2008, është propozuar që kategoritë sociale të përjashtohen nga pagesa e këtyre obligime edhe pas vitit 2008 etj, të gjitha këto komente janë vlerësuar me kujdes nga Komisioni Ministror dhe grupi jo formal i kryesuar nga Ministria e Financave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)