17 Nëntor 2024

Qeveria miraton Projektligjin për Buxhetin 2015

Prishtinë, 15 dhjetor - E drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e saj të radhës, në të cilën ka shqyrtuar dhe ri proceduar Projektligjin për Buxhetin 2015.

Kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar kabinetin qeveritar për nevojën e ri procedimit të Projektligjit të Buxhetit 2015 në Kuvendin e Kosovës.

Siç dihet, Projektligji për Buxhetin 2015 është proceduar në afat në Kuvendin e Kosovës nga qeveria e kaluar, por Kuvendi i Kosovës ka qenë i pa konstituuar, prandaj është e nevojshme që Projektligji edhe një herë të ri procedohet në Kuvend.

Kabineti i ri qeveritar nuk ka pas kohë që të shqyrtojë propozimin e Projektligjit për Buxhetin 2015, por një gjë të tillë do ta bëjë përmes amandamentimit të tij gjatë diskutimit në Kuvendin e Kosovës, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.

Edhe ministri i Financave ka prezantuar të dhënat e përgjithshme të hyrjeve dhe daljeve në Buxhetin 2015 dhe ka ftuar anëtarët e kabinetit qeveritar që, sipas nevojës, të përgatisin amendamentet e  ndryshimit të tij gjatë diskutimit në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria ka miratuar vendimin për miratim dhe ri procedim të Projektligjit për Buxhetin 2015 në Kuvendin e Kosovës.

Në vazhdim të mbledhjes, ministrat Hajredin Kuçi dhe Skënder Hyseni kanë informuar kabinetin qeveritar për pjesëmarrjen e tyre në samitin e ministrave të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, që është zhvilluar në Beograd më 12 dhjetor. Ministrat e Qeverisë së Kosovës kanë marr pjesë në samit me ftesën e qeverisë Italiane në cilësinë e kryesueses së Këshillit të Evropës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)