08 Nëntor 2024

Qeveria miraton Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-se

Prishtinë, 10 mars - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme k miratuar Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2017-2021.

Ky program është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me institucionet zbatuese dhe përmban masat afatshkurtra njëvjeçare dhe prioritetet afatmesme pesëvjeçare që kanë për qëllim përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim.

Përveç reformave kyçe politike dhe ekonomike që kërkon Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim programi parasheh edhe masat konkrete në kuadër të 33 kapitujve të Acquis të Bashkimit Evropian.

Bazuar në strukturën e kritereve të Kopenhagës që janë të drejtat e njeriut, qeverisja demokratike dhe ekonomia e tregut, të gjitha masat dhe prioritetet janë të ndara në tri blloqe dhe në 40 kapituj.

Secili kapitull përmban pjesën narrative dhe tabelën e masave afatshkurtra e cila përmban masat legjislative dhe zbatuese. Programi, po ashtu, përcakton qartë përgjegjësitë e institucioneve për zbatimin e tij si dhe afatet kohore të përmbushjes së këtyre veprimeve dhe burimet buxhetore.

Programi përmban gjithsejtë 930 masa nga të cilat 260 janë masa legjislative dhe 670 janë masa zbatuese. Programi përmban prioritete afatmesme në secilin kapitull veç e veç.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi edhe vendimin për nisjen e procesit të planifikimit të IPA për periudhën 2018-2020. Lidhur me këtë pikë, ministrja e Integrimit Evropian tha se Bashkimi Evropian jep një asistencë të konsiderueshme për Kosovën nëpërmjet instrumentit të para anëtarësimit, e cila fokusohet në zbatimin e reformave dhe obligimeve që ka Kosova në kuadër të procesit të integrimit evropian.

“Me qëllim që të kemi një proces sa më mirë të përgatitur për të finalizuar këtë program, Ministria e Integrimit Evropiane, si koordinatore e IPA-s, synon të zbatojë të gjithë hapat e nevojshëm procedural në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Marrëveshje Ndërkombëtare.\"

\"Prandaj, ne kemi përmbyllur me sukses dhe kemi nënshkruar marrëveshjen financiare për programet IPA 2014-2015 dhe javën e kaluar kemi marrë një pjesë të donacioneve në kuadër të IPA 2016 dhe është në proces të finalizohet pjesa tjetër e programit për  vitin 2016 e cila në fund do të finalizohet me nënshkrim”, tha ministrja e Integrimit.

Ajo njoftoi kabinetin qeveritar se edhe për IPA 2017 javën e kaluar ka filluar procesi i planifikimit të programimit, ndërsa pritet që procesi të konkludohet me marrëveshjen financiare në fund të këtij viti.

“Ka mbetur që ne të fillojmë planifikimin për periudhën për IPA 2018-2020, për të cilën kemi në dispozicion fondet prej 250 milionë euro. Duke pasur parasysh se Kosova ka ndërtuar një bazë solide të planifikimit afatgjatë dhe afatmesëm, duke filluar me programin e Qeverisë, Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, programin për reforma ekonomike, Planin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe Strategjitë sektoriale, ne synojmë që për këtë periudhë të planifikojmë të gjithë sektorët e përfshirë në IPA, ashtu që më pas programimi vjetor të ndjek qartazi prioritetet e caktuara nga Qeveria dhe në funksion të zhvillimit të vendit dhe integrimit në Bashkimin Evropian”, tha ministrja Ahmetaj, duke theksuar se sektorët që do të përfshihen në IPA për këtë periudhë  programuese janë sundimi i ligjit,  bujqësia, energjia, konkurrueshmëria dhe inovacioni, edukimi, punësimi dhe politikat sociale dhe mjedisi.

Qeveria, po ashtu, miratoi edhe vendimin për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme ndërmjet Agjencionit Pyjor të Kosovës dhe Komunës së Ferizajt, për qëllim të realizimit të Projektit “Ndërtimi i varrezave të qytetit në Ferizaj”.

Komuna e Ferizajt ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale e ligjore lidhur me këmbimin e pronave komunale dhe gjithashtu Agjencia Pyjore e Kosovës ka dhënë pëlqimin për të vazhduar procedurat administrative të këmbimit të këtyre pronave.

Realizimi i kërkesës së Komunës së Ferizajt është në përputhje me dispozitat e Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së paluajtshme të Komunës, si dhe Rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)