08 Nëntor 2024

Qeveria miraton nismën e MF-së për politikat e reja fiskale

Prishtinë, 14 dhjetor - Qeveria e Republikës së Kosovës sot në mbledhjen e rregullt të saj, miratoi propozim propozimin e Ministrit të Financave Avdullah Hoti për politikat e reja fiskale.

Ministria e Financave, duke qenë njëri nga institucionet kyçe në krijimin dhe promovimin e politikave më të favorshme fiskale është duke punuar që një kohë të gjatë, në bashkëpunim me komunitetin e bizneseve, për hartimin e politikave të reja fiskale, si vazhdimësi e reformave fiskale të ndërmarra në vitin e kaluar.

Si rezultat, është punuar drejt konceptimit të përmbajtjes së pakos së re fiskale, bazuar në kërkesat dhe nevojat e parashtruara nga bizneset. Kjo pako është dizajnuar me qëllim të përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes, duke i paraprirë në këtë mënyrë një rritjeje më të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimit të mirëqenies për qytetarët e vendit.

Më specifikisht, sipas analizave dhe vlerësimeve nga ana e Ministrisë së Financave, kjo pako do të përmbajë shtatë elemente/masa  bazë:

1.      Zgjerimi i listës së produkteve që konsiderohen si lëndë e parë, për lirim nga tatimi doganor;

2.      Heqja e normës së akcizës në mazut;

3.      Ndryshim/plotësimi i listës së produkteve që i nënshtrohen normës 0 përqind apo normës së reduktuar 8 përqind të TVSH-së;

4.      Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore;

5.      Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e veçanta të evidentimit, kontrollit dhe shënjimit të miellit i cili vendoset në qarkullim të lirë në tregun e Republikës së Kosovës;

6.      Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e caktuara nën të cilat pranohen (njihen) humbjet nga prishja, avullimi apo humbja e peshës së naftës dhe produkteve të saj;

7.      Krijimi i kodeve të reja doganore për disa produkte, sipas praktikave të BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)