22 Dhjetor 2024

Qeveria miraton ndarjen e 7.3 milion eurove për pakon e likuiditetit familjar

Prishtinë, 27 prill - Qeveria në mbledhjen elektronike të zhvilluar sot ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 - Mbështetja e likuiditetit familjar.

Sipas këtij vendimi ndahen mjete buxhetore në shumë prej 7.300.000,00€ (shtatë milionë e treqind mijë euro), për zbatimin e pikës 1.4 të Vendimit të Qeverisë Nr. 10/69, të datës 13.04.2022, si masë për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës, Masa 3.6 - Mbështetja e likuiditetit familjar të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Mjetet e ndara do të merren nga nën-programi “Programi i Ringjalljes Ekonomike” dhe ndahen për zbatimin e shtesës prej 100 Euro për punonjësit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)