Qeveria miraton marrëveshjen e kredisë me Bankën Botërore
Kabineti qeveritar miratoi vendimin për ti rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës autorizimin e ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Botërore për Projektin e Përmirësimit të Sistemit të Arsimit në Kosovë, i cili ka për qëllim forcimin e sistemeve të përzgjedhura që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë, llogaridhënies, efikasitetin e arsimit në Republikën e Kosovës.
Qeveria e Kosovës po ashtu mori vendim për themelimin e Këshillit Kombëtar për Ndryshime Klimatike.
Këshilli ka përgjegjësinë e përcjelljes së zbatimit të dokumenteve strategjike dhe planeve të veprimit për ndryshimet klimatike në përputhje me angazhimet e Konventës Kornizë për Ndryshimet Klimatike të Kombeve të Bashkuara dhe Protokollit të Kijotos.