17 Nëntor 2024

Qeveria miraton kredinë prej 36.6 milion euro

Prishtinë, 28 janar - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt në të cilën ka miratuar projektligje dhe rregullore nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të saj.

Në fillim të mbledhjes, miratimin e ka marrë Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me projektin për reformën shëndetësore.

Kredia kap vlerën e 16.5 milionë euro dhe ka periudhën e kthimit për 25 vite, me periudhën 5 vite greis periodë.

Në vazhdim, është miratuar gjithashtu edhe Projektligji për Ratifikimin e  Marrëveshjes për financimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me projektin për efiçiencën e Energjisë dhe Energjinë e Ripërtëritshme. Kjo kredi është 20,1 milionë euro, me afat kthimi 25 vite dhe 5 vite greis periodë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)