02 Nëntor 2024

Qeveria miraton kredinë 48 milionë dollarë për projektin emergjent COVID-19

Prishtinë, 8 maj - Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhjen e 29-të e Qeverisë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar nismën për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, dhe Bankës Botërore, e përfaqësuar nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për financimin e “Projekti emergjent COVID-19 për Kosovën”.

Sipas kësaj Marrëveshjeje, Asociacioni pajtohet që t’i japë Republikës së Kosovës një kredi, e cila konsiderohet si financim koncesionar në vlerë prej 48 milionë dollarë.

Mjetet nga kjo kredi do të përdoren për parandalimin, detektimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve të pandemisë COVID-19 në Kosovë dhe për forcimin e sistemit të shëndetit publik në Kosovë.

Kjo do të realizohet përmes realizimit të objektivave:  fuqizimin e kapaciteteve për detektim të hershëm, konfirmim dhe raportim të hershëm të rasteve, gjurmim të kontakteve si dhe raportim e monitorim të tyre; intervenimi në forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe  shpërndarjen e informatave, udhëzuesve, trajnimeve dhe prezantimeve të profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

Marrëveshja e kredisë parasheh edhe përkrahjen sociale në familje për respektimin e masave të kontrollit të shëndetit publik, mirëmbajtjen e shpërndarjes së pagesave sociale, rritjen dhe zgjerimin e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)