15 Nëntor 2024

Qeveria miraton Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve

Prishtinë, 29 prill - Ministri i Financave Avdullah Hoti pas mbledhjes së rregull të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka prezantuar para mediave pikat  kyçe  të propozuara nga Ministria e Financave dhe të miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ministri Hoti bëri të ditur se “sot kemi aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve  2017 – 2019, kjo është korniza e parë e cila është dorëzuar në Qeveri në format të ri, me planifikim sektorial, në 12 sektorë të Qeverisë qendrore. Ka disa elemente që e dallojnë këtë Kornizë nga vitet e kaluara.  Tek Korniza Afatmesme e Shpenzimeve një pikë shumë e rëndësishme është edhe buxheti i lartë i nevojshëm sipas kërkesave të Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, për të shndërruar këtë Ministri në Ministri të Mbrojtjes”.

“Gjithashtu buxheti për 3 vitet e ardhshme është paraparë të rritet për rreth 21 % , në krahasim me atë që e kemi tash. Ndryshim substancial në këtë Kornizë është edhe klauzola e investimeve, pra në bazë të marrëveshjes që e kemi me FMN-në dhe ndryshimin që e kemi bërë në Ligjin e Financave Publike në fund të vitit të kaluar, e cila klauzolë neve tash na mundëson që të hyjmë në kredi tek institucionet financiare ndërkombëtare për të financuar projektet kapitale që kanë kosto shumë të madhe, ku edhe kemi aprovuar edhe dy projekte që janë pjesë e klauzolës së investimeve, njërit në hekurudhë dhe tjetri për rrugë rajonale”, shtoi Ministri Hoti.

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Në këtë Kornizë është buxheti që tanimë është parashikuar për fillimin e implementimit të sigurimeve shëndetësore nga janari i vitit 2017, buxheti është parashikuar dhe është shpërndarë nëpër ministritë përkatëse për të mbuluar koston e sigurimeve shëndetësore”.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, para mediave gjithashtu bëri të ditur se “ Në mbledhjen e Qeverisë sot është aprovuar edhe  Raporti  Tremujor i Buxhetit për vitin 2016, unë e them me shumë kënaqësi që performanca e të hyrave është në rritje. Këtë tremujor kemi pas një rritje rreth 20% më të madhe sesa në tremujorin e vitit të kaluar. Pra nëse e krahasojmë jo vetëm me qeveritë paraprake, por edhe me vetveten me vitin 2015, ku kemi një rritje prej 26% në Dogana dhe një rritje prej 3% deri në 4%  në Administratën Tatimore të Kosovës”.

“Rritja e shpenzimeve gjatë këtij tremujori ka qenë 17 %, që vjen kryesisht si rezultat i rritjes së asistencës sociale që ka ndodhë në nëntor të vitit të kaluar, rritjes së pensioneve për pensionistë kontributdhënës që ka filluar nga janari i këtij viti, pagesat për skemën e pensioneve për veteranët e luftës si dhe subvencionimi i rregullt dhe bukur i lartë në bujqësi”, shtoi Ministri Hoti.

Sa i përket shpenzimeve kapitale, Ministri Hoti bëri të ditur se “Gjatë këtij tremujori kemi pas ekzekutim shumë të mirë të shpenzimeve kapitale krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar. Shpenzimet kapitale janë rritë për 60% krahasuar me vitin e kaluar dhe në bazë të këtij trendi ne presim që të përmbushim plotësisht planin e investimeve në nivel vendi”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)