08 Nëntor 2024

Qeveria miraton katër nisma financiare

Prishtinë, 1 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, ka mbajtur mbledhjen e 134-të me radhë, në të cilën ka miratuar projektligje dhe vendime nga fusha e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit të Projektit për Sigurinë e Ujit dhe Mbrojtjen e Kanalit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Projekti në fjalë ndahet në dy pjesë, pjesa e parë i dedikohet përmirësimit të kanalit kryesor të ujit, duke filluar nga Ujmani deri në Obiliq, ndërsa pjesa e dytë dedikohet për ndërtimin e një rezervuari të ujit në Mihaliq dhe lidhjen e tij me kanalin e ujit, që do të përdoret për raste emergjente.

Qeveria ka miratuar edhe Nismën për negocimin e “Marrëveshjes për Financim për Projektin e Konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim”, që do të mbështes certifikimin e produkteve për tregje eksporti dhe përforcimin e kapaciteteve të kompanive në orientim kah eksporti. Realizimi i projektit do të ndikoj drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së produkteve që eksportohen nga tregu i Kosovës në tregjet e jashtme.

Po ashtu, është miratuar edhe Nisma për negocimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Teknik për vitin 2016, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Marrëveshja përcakton shumën dhe mënyrën e shpenzimit të grantit nga ana e Qeverisë Federale të Gjermanisë, për mbështetjen e sektorëve të rëndësishëm për vendin, përmes kësaj asistence teknike. 

Nisma e fundit e miratuar, është Nisma për negocimin e Marrëveshjes së Grantit për Projektin e Rrugëve Rajonale, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që përfshin disa segmente në Gjilan, Ferizaj dhe në Prizren.

Brenda marrëveshjes së kredisë, është paraparë angazhimi i një ekipi të konsulencës, për të mbështetur njësinë e implementimit të projektit, që vepron brenda Ministrisë së Infrastrukturës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)