Qeveria miraton buxhetin prej 2 miliardë euro
Kryeministri Isa Mustafa e ka quajtur projekt buxhetin e vitit të ardhshëm buxhet zhvillimor që reflekton Programin Qeverisës të koalicionit.
Ky buxhet si i tillë është buxhet zhvillimor dhe reflekton drejtpërsëdrejti Programin Qeverisës të koalicionit. Është Buxhet i Qeverisë së Koalicionit, që shpreh përcaktimin tonë për zhvillimin ekonomik, shpreh përcaktimin tonë për krijimin dhe hapjen e vendeve të punës dhe shpreh përcaktimin tonë për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe stabilitetit fiskal brenda vendit, tha kryeministri.
Kryeministri Mustafa, ndër të tjera tha se Buxheti prej mbi 2 miliardë eurosh siguron rritjen e investimeve kapitale rreth 50 %.
Këtë vit kemi pas investime kapitale rreth 500 milionë euro, vitin e ardhshëm do të kemi 700 milionë, që është diku 46 % më shumë, që flet se orientimet tona buxhetore i kemi orientime zhvillimore, sepse dëshirojmë që të krijojmë mundësi të angazhimit të kapaciteteve të firmave tona, edhe rritje të mëtutjeshme ekonomike, tha kryeministri Mustafa.
Për këtë ndarje të buxhetit për këtë Ministri është ankuar ministrja Edita Tahiri e cila në mbledhjen e Qeverisë ku u miratua buxheti prej 2 miliardësh, tha se ky buxhet nuk mjafton.
Tahiri me këtë rast tha se Ministria pa Portofol e ka emrin pa portofol por siç tha ajo por sbesoj është pa Portofol se është një portofol i madh në këtë Ministri, tha Tahiri.
Kurse, Ministri i Financave, Avdullah Hoti, siguroi se Projektligji që kaloi në Qeveri është i hartuar në pajtim me Fondin Monetar dhe pritet që të ndikojë në rritjen ekonomike mbi 4 për qind në vitin e ardhshëm.
Tani, procedurat kërkojnë që Projektligji ti dorëzohet Kuvendit të Kosovës, ku pas shqyrtimit nëpër komisionet përkatëse, pritet të vihet për miratim, para datës 20 dhjetor të këtij viti.