24 Dhjetor 2024

Qeveria miraton buxhetin e rishikuar prej 2.5 miliardë € për vitin 2021

Prishtinë, 25 qershor - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, sot në Mbledhjen e 17-të të Qeverisë ka paraqitur Rishikimin e Buxhetit për vitin 2021 që kap vlerën prej 2 miliardë e 516 milionë euro.
 
Ministri Murati gjatë prezantimit të rishikimit të buxhetit theksoi se Ministria i ka përcjellë me vëmendje treguesit ekonomikë, të cilët sinjalizojnë rikuperim ndjeshëm më të shpejtë të aktivitetit ekonomik, krahasuar me projeksionet fillestare.

“Duke marrë parasysh ecjen e deritanishme, por edhe pritjet për pjesën tjetër të vitit, buxheti i rishikuar për vitin 2021 do të jetë 2 miliardë e 516 milionë euro, kurse të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro.

Ky buxhet me shifrat paraprake, ishte paraparë të arrihet tek në vitin 2023. Me këtë rishikim, rezultatet e vitit 2023 po i arrijmë dy vite më herët”, nënvizoi ministri Murati.

Rritja ekonomike në terma nominale për vitin 2021 pritet jetë 7.9 për qind. Po ashtu, viti 2021 pritet të mbyllet me një bilanc bankar rreth 3.9% të BPV-së, kurse borxhi publik pritet të luhatet rreth 27.6% të BPV-së.

Më tutje, përmes këtij rishikimi Qeveria synon luftimin e pandemisë dhe imunizimin e popullatës, me fokus të veçantë adresimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia, pra një rimëkëmbje ekonomike e cila do të jetë e përqendruar në rritjen e punësimit dhe riorientimin e kapitalit drejt një ekonomie të qëndrueshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)