20 Nëntor 2024

Qeveria miratoi raportin gjashtë mujor për buxhetin

Prishtinë, 26 korrik - Qeveria e Republikë së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar tri projektligje, dy rregullore, raportin gjashtë mujor për buxhetin dhe katër vendime të fushave dhe përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.

Në mbledhjen e sotme është shqyrtuar Raporti gjashtëmujor për Buxhetin e vitit 2013.

Raporti evidenton se totali i të hyrave në këtë periudhë ka qenë 682.01 milion euro ndërsa janë shpenzuar 632.08 milion euro.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat kanë shënuar rritje për 4% ndërsa shpenzimet për 0.1%.

Është miratuar edhe vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 118 mijë eurove për realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës së fshatit Kmetovc të komunës së Gjilanit, sipas vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që Komisionin Ndërministror për Reformën e Administratës Publike të udhëhiqet nga ministri i Ministrisë së Administratës Publike.

Qeveria e Kosovës ka vazhduar mbledhjen me miratimin e projektligjeve dhe vendimeve nga fushata e saja të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Projektligji i parë i miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është Projektligji për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor ose të panelit për lirim me kusht.

Qëllimi i këtij projektligji është të rregullojë përdorimin e mbikëqyrjes elektronike në procesin e drejtësisë penale për të ngritur sigurinë publike dhe për të siguruar ekzekutim efektiv të vendimeve të gjykatës dhe të panelit për lirim me kusht, duke respektuar plotësisht të drejtat e personave të përfshirë.

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat, është projektligji i dytë i aprovuar në mbledhjen sotme. Qëllimi i këtij ligji është plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat, konform situatës së re të krijuar dhe funksionimit të këtij institucioni të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e neneve të marrëveshjes themeluese të Bankës për Zhvillim të Evropës dhe anëtarësimit të Kosovës në këtë bankë.

Projektligji ka për qëllim krijimi e kushteve juridike për kryerjen e procedurave të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bankën për Zhvillim të Evropës.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe Rregullorja për organizimin dhe operimin e sistemit të monitorimit, njoftimit dhe paralajmërimit e cila përcakton organizimin dhe funksionimin e rrjetit të monitorimit të qendrave të informimit dhe alarmit në Republikën e Kosovës.

Sistemet e monitorimit, informimit dhe paralajmërimit janë sistemet publike të komunikimit elektronik dhe sistemi autonom i komunikimit elektronik për menaxhimin dhe zbatimin e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

Me Udhëzimin Administrativ për kriteret dhe procedurat e përcaktimit të shkallës së invaliditetit për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të miratuar në mbledhjen e sotme, janë rregulluar procedurat dhe kriteret për realizimin e kësaj të drejte për pjesëtarët e FSK-së.

Kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën e Komunës së Mitrovicës për përkrahje financiare në vlerë 70.000.00 euro për pagesën e qirasë së 133 familjeve që jetojnë në pjesën veriore, të rasteve sociale dhe familjeve të kategorive të luftës për periudhën prej 01 janar deri 31 dhjetor 2013.

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar është themeluar Këshilli Ndërministror për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike “Krime Kongo”, në Kosovë në këtë përbërje:

1.       Ferid Agani, Ministria e Shëndetësisë – kryesues;

2.       Isuf Dedushaj, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik – anëtarë;

3.       Salih Ahmeti, Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Klinika Infektive – anëtarë;

4.       Bajram Imeri, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe zhvillimit Rural – anëtarë;

5.       Shaban Gallopeni, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë – anëtarë;

6.       Sami Sinani, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë – anëtarë;

7.       Ismet Ibishi, Ministria e Punëve të Brendshme – anëtarë;

8.       Nazmi Fazliu, Ministria e Financave –anëtarë;

9.       Anvi Sahiti, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – anëtarë;

10.    Xhevdet Tahiraj, Ministria e Forcës së Sigurisë – anëtarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)