Qeveria miratoi Projektbuxhetin për vitin 2015
Ministri i Financave, Besim Beqaj, ka prezantuar propozim - Buxhetin për vitin 2015, i cili, sipas tij, do ta sigurojë vazhdimin e rritjes ekonomike dhe rrjedhimisht përmirësimin e mirëqenies dhe standardit të qytetarëve tonë.
Ky buxhet, i cili është në linjë të plotë me objektivat e Qeverisë për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe qëndrueshmëri e stabilitet makro-fiskal, parasheh financimin e reformave të Qeverisë në sektorët e Arsimit, Shëndetësisë, Administratës Publike, Sigurisë, Ambientit e kështu me radhë, ka theksuar ai.
Shpresoj se shumë shpejtë vendi do të dalë nga ky ngërç politik, dhe do ti ketë institucionet të cilat do ta bëjnë të mundur implementimin e këtij buxheti i cili siguron mirëqenien e qytetarëve të vendit dhe krijon kushte për zhvillimin ekonomik, ka deklaruar ai.
Pas miratimit nga ana e Qeverisë, Ligji mbi Buxhetin e vendit për vitin 2015 do t`i dorëzohet Kuvendit të Republikës se Kosovës për aprovim.
Nderkaq kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se është e rëndësishme të theksohet se të gjitha prioritetet e lartpërmendura do të financohen duke ruajtur plotësisht qëndrueshmërinë makro-fiskale të vendit.
Rritja e vazhdueshme e efikasitetit të shpenzimeve publike, menaxhimi efektiv i resurseve financiare si dhe planifikimi adekuat janë parakushtet esenciale për ngritjen e zhvillimit socio- ekonomik të Kosovës.
"Draft buxheti, që po prezantohet sot para jush, si një dokument kapital përfshinë këto elemente në vetvete dhe për ne jo vetëm se përbën një obligim ligjor, por edhe paraqet përkushtimin tonë drejt avancimit të përhershëm të politikëbërjes si dhe dëshmi për ngritjen e kapaciteteve institucionale për planifikim në baza më afat gjata", ka theksuar ai.
Veçori e rëndësishme e Draft-buxhetit është koherenca e politikave qeveritare, koordinimi ndër sektorial si dhe harmonizimi me prioritetet më të rëndësishme të vendit.
Përmes prioritizmit të politikave, Qeveria sipas tij synon që me mjete të kufizuara buxhetore të reflektojë dhe adresojë nevojat më të rëndësishme të shoqërisë si dhe përmes alokimit të mjaftueshëm të resurseve buxhetore, Qeveria ka për qëllim të ngritë efikasitetin e shërbimeve publike, dhe në këtë mënyrë të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit, mbështetjes shëndetësore dhe përkrahjes sociale për të gjitha kategoritë e shoqërisë.
"Ne presim që edhe në vitin 2015 dhe vitet në vijim, ekonomia e Kosovës të vazhdoj me ritmet e saja pozitive të rritjes, ndërsa në kontekstin rajonal, ekonomia jonë pritet të ketë normën më të lartë të rritjes (2015 4.1%; mesatarja për tri vite=4.3%)."
"Për vitin 2015, të hyrat e përgjithshme buxhetore planifikohen të jenë në nivel prej 1 miliard e 576 milion euro, (apo një rritje prej rreth 8.1% krahasuar me vitin 2014)", ka theksuar Thaçi.
Totali i shpenzimeve për vitin 2015 planifikohet të jetë 1 miliard e 682 milion ose rreth 6% më shumë se në vitin e kaluar.
Kryeministri ka theksuar se përmendja, se me këtë propozim Buxhet, do të vazhdojmë me ndërtimin e Autostradës PrishtinëHani i Elezit, ndërtimin e dy rrugëve magjistrale Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Pejë dhe një numër të rrugëve tjera rajonale. Gjithashtu planifikohet edhe fillimi i investimeve në rrjetin hekurudhor të vendit.
Ky draft-Buxhet bënë të mundur ti mbulojmë gjitha shpenzimet që lidhen me Veteranët e Luftës dhe ish-të Burgosurit Politik, si dy grupe që kanë dhënë shumë për vendin.
"Me këtë draft-Buxhet, ne po ashtu do të bëjmë të mundur mbulimin e pagesës për pagat e rritura për të gjitha kategoritë e punëtorëve në sektorin publik si dhe pensionet e rritura."
"Dëshirojë të theksoj, s ai përket rritje së pagave, ne kemi premtuar rritjen e pagave në katër vitet e ardhshëm për një qind për qind, që nënkupton rritjen prej 25 për qind për çdo vit."
"Rikonfirmojë zotimin tim se që nga fillimi i viti të ardhshëm, me një vendim të veçantë do të ketë rritje të pagave për të gjithë të punësuarit e sektorit publik për njëzet e pesë për qind ka thënë në fjalën e tij kryeministri Hashim Thaçi.