06 Nëntor 2024

Qeveria miratoi Planin Aksional për Adresimin e Sfidave të Raportit të vendit

Prishtinë, 23 prill –Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar Planin Aksional për Adresimin e Sfidave të Raportit të vendit. Plani do të jetë dokument i Qeverisë që identifikon të gjitha sfidat nga raporti i fundit dhe ka evidentuar hapat që Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndërmarr për të tejkaluar këto sfida dhe ta bëjë më të qartë dhe më të shpejtë, rrugën vendit tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Qeveria ka autorizuar Ministrin e Infrastrukturës që të nënshkruajë Deklaratën e Vendeve të Ballkanit Perëndimor për Siguri në Rrugë. Deklarata adreson angazhimin e këtyre vendeve në parandalimin dhe zvogëlimin e aksidenteve rrugore duke siguruar lëvizjen e sigurt dhe duke rritur masat efektive të sigurisë rrugore. Vendet e Ballkanit Perëndimor përmes kësaj deklarate zotohen për aksione të përbashkëta që do të çojnë në zvogëlimin e aksidenteve me fatalitet në të gjitha vendet e rajonit.

Ministri i Infrastrukturës është autorizuar edhe për nënshkrimin e Deklaratës së Vendeve të Ballkanit Perëndimor për Kalimin e Kufirit. Deklarata adreson çështjen e vonesave në vendkalimet kufitare në vendet e rajonit dhe me shtetet e Bashkimit Evropian të cilat po shkaktojnë edhe humbje ekonomike të bizneseve të rajonit, të vlerësuara deri në një milion euro në ditë. Kjo po shkakton edhe uljen e konkurrueshmërisë së përgjithshme të bizneseve të vendeve të rajonit. Vendet e rajonit janë zotuar, përmes kësaj Deklarate të përbashkët, për masat që duhet të ndërmirren për përmirësimin e operimeve në kalimet kufitare në harmoni me zotimet tashmë të ndërmarra në Agjendën e Konektivitetit WB6 dhe në Komunitetin e Transportit.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për nënshkrim të Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Zhvillimit të Bashkëpunimit: Mbështetja e Reformës së Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë - faza e dytë. Në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, vendi ynë do të përfaqësohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Qeveria ka miratuar në parim edhe nismën për plotësimin dhe ndryshimin e marrëveshjes financiare IPA 2015 në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ndryshimi ka të bëjë me objektivin e parë të marrëveshjes që identifikon mbështetjen për çështjet e brendshme në Kosovë përmes modaliteteve të binjakëzimeve.

Përfaqësuesit e Bordit të Telekomit të Kosovës kanë prezantuar një informatë për gjendjen në ndërmarrje në të cilën kanë identifikuar faktorët që kanë çuar në një gjendje të keqe të ndërmarrjes. Në raport janë përmbledhur pasqyrat financiare dhe performanca e Telekomit të Kosovës dhe ka identifikuar trendin e rënies së të hyrave dhe rritjes së shpenzimeve që është duke shkuar në drejtim të falimentimit të Ndërmarrjes. Informata evidenton edhe masat që menaxhmenti është duke marrë për të përmirësuar gjendjen e kësaj ndërmarrje që përmbledhin në mundësitë e kreditimit, investimet e huaja dhe plasimi i produkteve të reja në treg. Kryeministri Haradinaj kërkoi nga Bordi i kësaj ndërmarrje që të dërgojnë edhe raport zyrtar, në mënyrë që të ndërmerren sa më parë hapat në parandalimin e kësaj situate.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)