05 Nëntor 2024

Qeveria miratoi marrëveshjen me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Prishtinë, 11 qershor - Në mbledhjen e 106-të e Qeverisë kanë marr aprovimin e kabinetit qeveritar edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), për financimin e projektit “Parku Inovativ Trajnues në Prizren”; dhe nisma për marrëveshjen ndërkombëtare ne mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (GIZ) për bashkëfinancimin e Projektit CETEP+ (Krijimi i vendeve të reja të punës përmes promovimit të eksportit).

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar sqarime nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për procedurat e akreditimit të programeve të studimit në institucionet e larta të arsimit në Republikën e Kosovës dhe bazat e ligjshmërisë së këtij procesi.

 Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka sqaruar se baza ligjore e këtij procesi është Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe implementohet nga Këshilli Kombëtar i Cilësisë dhe Agjencioni i Akreditimit të Kosovës.

Me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, në bazë të kërkesës së familjeve të të rënëve, është miratuar vendimi që Forca e Sigurisë së Kosovës të vazhdojë me rivarrimin e të rënëve në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt.

Gjithashtu me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes është emëruar në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Qendrës së Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal është transferuar në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)