02 Maj 2024

Qeveria miratoi buxhetin, pagat jepen me rritje

Prishtinë, 11 mars - Kryeministri Hashim Thaçi, së bashkë me kabinetin e tij qeveritarë miratuan sot buxhetin ashtu siç ka premtuar dhe ka marrë vendim gjatë muajit janar, me paga të rritura.
 
Sipas kryeministrit Hahsim Thaçi, qeveria ka zhvilluar këto ditë takime intenzive dhe jashtëzakonisht produktive me përfaqësues të FMN-së , me ç''rast, sipas tij janë arritur edhe rezultate në shumë çështje, duke shtuar se takimet me FMN do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kryeministri insistoi që procedurat rreth miratimit të buxhetit edhe në kuvend të përshpejtohen në mënyrë që punëtorët t`i marrin pagat me rritje qysh në muajin prill.

Ndërsa zv-kryeministri Hajredin Kuçi pas takimit të ekzekutivit theksoi se Qeveria e Kosovës në takimet me FMN-në i ka përafruar qëndrimet edhe për çështjen e rritjes së pagave për çka Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka reaguar dhe ka pasur kundërshtime.

Pagat dhe mëditjet për vitin 2011 janë paraparë të jenë 383 milionë euro, ose 23 për qind më shumë se në vitin 2010.

"Ky ndryshim pozitiv në masën më të madhe i atribuohet rritjes së mbështetjes së punonjësve publik, zgjerimin dhe krijimin e institucioneve të reja dhe inkuadrimin e personave të rinj me qëllim  të funksionalizimit dhe ngritjes se efikasitetit të institucioneve vendore."

Të hyrat nga tatimet në kufi dhe brenda vendit sipas tij pritet që arrijnë shumën prej 1,060 milionë euro, duke shënuar një rritje rreth 18.6 % krahasuar me vitin 2010. Të hyrat nga kufiri -831 milionë euro,  apo  19 % më shumë. Të hyrat vendore - 261 milionë, apo 17.9 % më shumë.

Ndersa shpenzimet e përgjithshme buxhetore: janë projektuar të jenë 1 miliard e 434 milionë euro, apo rreth 19.3% më të larta sesa ato në vitin paraprak.

Shpenzimet kapitale janë paraparë të jenë 572 milionë euro, që paraqet një ngritje gati  25.6 për qind krahasuar me realizimin e shpenzimeve të vitit 2010.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)