15 Maj 2024

Qeveria mijëra euro për këshilltarët e projekteve

Prishtinë, 17 prill - Qeveria e Kosovës po shpenzon miliona euro për të marrë këshilla për secilin projekt që ka. Vetëm për këtë vit janë parashikuar 3.5 milionë euro për shërbime këshilluese për projekte të ndryshme të vendit.

Sipas Express Qeveria e Kosovës pritet të shpenzojë rreth 3.5 milionë euro për shërbimet këshilluese për katër projekte madhore të vendit.

Sipas një vendimi të qeverisë, këto shpenzime pritet të bëhen për Kosovën e Re, rreth 900 mijë euro, privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës 2.5 milionë euro, pa përfshi edhe po aq një vit më herët, privatizimin e rrjetit dhe distribucionit në KEK.

E fundit që kërkon të shpenzojë para për këshilltarë është edhe Ministria e Tregtisë për koncesionimin e kompleksit turistik Brezovica.

Kjo ministri ka planifikuar që për shërbimet këshilluese për këtë transaksion të rëndësishëm të gjejë një kompani të huaj, për të cilën do të paguajë 500 mijë euro.

MTI’ja ka bërë njoftimin për kontratë dhe muajin tjetër pritet edhe të zgjedhë këshilltarin e transaksionit për koncesionimin e Brezovicës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)