04 Maj 2024

Qeveria mbështetë komisionin për regjistrimin e popullsisë

Prishtinë, 22 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Komisionin Qeveritar për Regjistrimin e Popullsisë, të udhëhequr nga Rifat Blaku.

Në takim është diskutuar për përgatitjet që është duke i bërë ky komision për organizimin sa me të suksesshëm të regjistrimit të popullsisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar lart përkushtimin e të gjithë anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Regjistrimin e Popullsisë dhe ka ripotencuar mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për organizimin e këtij procesi, sipas standardeve të EUROSTAT-it.

"Regjistrimit i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm, që ka reflektime në të gjitha prioritetet strategjike të institucioneve të Republikës së Kosovës, prandaj ju inkurajoj që të përmbyllen në mënyrë sa më efektive, transparente dhe profesionale të gjitha përgatitjet, në mënyrë që ky proces të rezultojë me sukses të plotë, duke e përmbushur kështu edhe një nga obligimet tona që del nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian", theksoi kryeministri Thaçi.

Nga ana e tij, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Regjistrimin e Popullsisë, Rifat Blaku pasi informoi në detaje kryeministrin Thaçi për punën që është duke e bërë ky komision, siguroi se me procesin e regjistrimit të popullsisë do të arrihet një rezultat i plotë, që do të pasqyrojë gjendjen reale në Republikën e Kosovës dhe do të jetë bazë shumë e rëndësishme për të bërë planifikimet e duhura në kuadër të procesit të zhvillimit dhe integrimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)