18 Nëntor 2024

Qeveria mbështet bizneset që krijojnë vende të reja pune

Prishtinë, 27 mars - Në vazhdën e vizitave që po iu bënë bizneseve, kryeministri Hashim Thaçi ka vizituar sot edhe fabrikën e birrës “Sabaja” në Prishtinë. Me këtë rast kryeministri Thaçi tha se qeveria do të vazhdojë t`i mbështes bizneset e vogla dhe të mesme të cilat krijojnë vende të reja pune.

Kryeministri Hashim Thaçi ka premtuar se institucionet e vendit do të vazhdojnë të përkrahin biznese të ndryshme në Kosovë. Ai i ka inkurajuar duke thënë se qeveria është do t`i mbështes në mënyrë që në Kosovë të krijohet një klimë e mirë e biznesit.
 
 “Me krijimin e fondit për punësim dhe zhvillim do të hapen mundësi shumë më të mëdha që institucionet të jenë sa më afër bizneseve dhe në mbështetje të tyre. Çelësi i suksesit të biznesit dhe për krijimin e vendeve të reja të punës është kultivimi i partneritetit të qeverisë me bizneset”, tha ai.
 
Ndërkohë, njëri nga bashkëpronarët e birrarisë “Sabaja” Alex Butler tha se në Kosovë ka klimë të mirë sa i përket zhvillimit të bizneseve të vogla dhe të mesme.
 
 “Jemi shumë të lumtur që jemi biznes kosovar dhe që bëjmë diçka të re dhe origjinale për tregun në Kosovë. Që kur e kemi hapur biznesin këtu vetëm gjëra të mrekullueshme na kanë ndodhur dhe jemi shumë të lumtur që sjellim një  produkt të ri në Kosovë. Ne shpresojmë që do të vazhdojmë kështu për edhe shumë kohë”, tha Butler.
 
Kjo fabrikë kishte filluar punën në qershor të vitit 2013 dhe për një kohë ka arritur që produktet t`i plasojë edhe ne tregun evropian. Ndërsa, është investim i partneritetit kosovaro-amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)