07 Nëntor 2024

Qeveria mban ankandin e radhës të Letrave me Vlerë

Prishtinë, 30 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin e radhës të Letrave me Vlerë, ku u ofertuan obligacione qeveritare me maturim dy vite, në vlerë nominale 20 milion euro.

Ministria e Financave njofton se prej fondeve të cilat do të huazohen nga ky ankand, 14.95 milion euro do të përdoren për rifinancim të obligacionit 2 vjeçar të emetuar me herët, kurse 5.05 milion euro do të hyjnë në buxhet si mbështetje buxhetore.
 
Sipas MF-së, në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 21.95 milion euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 20 milion Euro.

\"Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.55% vjetore. Blerësit sipas kategorive janë Bankat me 9.80 milion euro, Fondet Pensionale me 10.00 milion euro, si dhe Të tjerë (Persona fizik) me  0.20 milion euro\", thuhet në një komunikatë të MF-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)