Qeveria maqedonase shkurton rrogat
Shkup, 12 qershor - Në Maqedoni do të shkurtohen pagat e zyrtarëve të qeverisë, përfshirë atë të Kryeministrit, për të ulur deficitin buxhetor dhe për të mbrojtur vendin nga kriza.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Zoran Stavreski, i cili ka saktësuar se për këtë qëllim qeveria do të anulojë disa projekte për investime.
Pagat e Kryeministrit, ministrave dhe zëvendësministrave do të shkurtohen me 10 për qind këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Këto shkurtime do të arrijnë në 130 milionë euro, ka deklaruar Stavreski.