25 Dhjetor 2024

Qeveria lehtëson aktivitetin ekonomik të tatimpaguesve

Prishtinë, 28 janar - Me sponzorim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për të lehtësuar ushtrimin e aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesëve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

Përmes këtij vendimi shtyhet bllokimi i llogarive bankare për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), deri më datë 30.04.2021.

Po ashtu lirohen llogaritë e bllokuara të të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime tatimore ndaj ATK-së, deri më 30.04.2021;

Njëhkohësisht hiqen ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore të pashlyera në ATK, nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.    

Heqja e ndëshkimeve bëhet për të gjithë tatimpaguesit nëse:  Tatimpaguesit bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit dhe interesit;  Tatimpaguesit bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste;   Tatimpaguesit janë në marrëveshje me ATK-në dhe paguajnë tatimin dhe interesin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)