27 Dhjetor 2024

Qeveria kufizon mëditjet, ndalohen punëtoritë jashtë Republikës së Kosovës

Prishtinë, 19 tetor - Me propozim të Ministrisë së Financave, sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për të ndaluar mbajtjen e punëtorive jashtë Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me hartimin e dokumenteve qeveritare.

Nëpërmjet këtij vendimi synohet racionalizimi i shpenzimit të parasë publike, ku mjetet buxhetore të Qeverisë dhe ato të organizatave të huaja për këtë qëllim mbesin në tregun e Kosovës, duke krijuar mundësi shtesë për ekonominë e vendit, veçanërisht  për sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë.

Ky veprim është në përputhje edhe me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike, nëpërmjet të cilit do të kontribuohet që paratë e buxhetit dhe të organizatave donatore të përfundojnë në tregun vendor, veçanërisht në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë.

Përmes këtij vendimi, Ministria e Financave do të caktojë tarifat e shpenzimit ditor dhe kriteret tjera për punëtoritë e tilla që organizohen brenda Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)