Qeveria kërkon nga BERZH zgjerim të portofolit për Kosovën
Prishtinë, 21 nëntor - Qeveria e Kosovës ka nisur bisedimet me zyrtarë të Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, për zgjerimin e portofolit për Kosovën.
Zëvendës-kryeministrja Mimoza Kusari Lila,nël një intervistë për Radio Kosovën se qeveria do të punojnë ngushtë me zyrtarë të kësaj banke, për të përfituar sa më shumë fonde kreditore, me kushte të volitshme.
\"Zyrtarë të BERZH-it shumë shpejt mund të bëjnë publike informatat mbi portofolin e ri për Kosovën. Ne kemi filluar bisedimet me përfaqësuesin e BERZH-it në Kosovë lidhur me hapjen dhe zgjerimin e portofolit të tyre.\"
\"Besojmë që shpejt do të kemi një gamë të përgjithshme, gjegjësisht shërbimeve dhe financimit që ata ofrojnë\", tha ajo.
Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim që nga përfundimi i luftës ka financuar projekte të ndryshme në Kosovë. Por portofoli i kësaj banke për Kosovën ka qenë vetëm një për qind nga portofoli i tërësishëm i Ballkanit.