03 Maj 2024

Qeveria këmbëngulëse për rritje të pagave të punëtorëve

Prishtinë, 16 mars - Megjithë kundershtimët e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FM) për rritjen e pagave të punëtorëve në Kosovës, Qeveria e Kosovës është këmbëngulëse në vendimet e saj.

Kryeministri Hashim Thaçi sot në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se ka përafrim me FMN-në për të gjitha çështjet, por ndërkohë ka theksuar këmbënguljen për rritje të pagave të punëtorëve, në mënyrë që trajtimi i tyre të mos mbetet në nivelin e trajtimit më të ulët në Evropë.

Ai ka thënë se projektbuxheti për 2011 tashmë është proceduar në Kuvend dhe ministri i Financave Bedri Hamza ka vënë kontaktet me grupet parlamentare për të diskutuar dhe për t'u përgjigjur në pyetjet eventuale që mund të kenë partitë për projektbuxhetin.

"Ritheksoj edhe një herë që për të gjitha çështjet ka përafrim me FMN-në dhe dikush mund të deklaroj që rritja prej 50 për qind dhe 30 për qind është e lartë e pagave dhe nuk ndodh në vendet moderne, por unë dua të theksoj Kosova është shtet në tranzicion dhe ende nuk e ka arritur stadin e shtetit modern dhe punëtorët në Kosovë deri sot kanë jetuar me ndihma sociale e jo me rrogë, kur ta arrijmë stadin e shtetit modern edhe ne e rrisim nga 2 deri 10 për qind. ", ka thënë Thaçi.

Andaj sipas tij ky është vendimi më i drejtë i mundshëm dhe do të pres aprovimin e Parlamentit.

"Nuk mund të tolerojmë edhe më tutje që punëtorët thjeshtë të trajtohen më së keqi në Evropë, të jenë më të nëpërkëmburit në Evropë, më të fyerit më Evropë, me standardin më të ulët në Evropë. Andaj vendim është i drejtë do të implementohet dhe kam besim të plotë që do të votohet edhe nga partitë opozitare në Kuvend", ka thënë Thaçi.

Kreu i ekzekutivit të vendit ka theksuar se ka përafrim madh të qëndrimeve të Qeverisë dhe FMN-së, mirëpo diskutimet do të vazhdojnë edhe gjatë muajit të ardhshëm. Vlerësimi i FMN-së se rimëkëmbja ekonomike e vendit është në rrugë të mbarë, sipas Thaçit është shumë me rëndësi për Kosovën.

"Kemi përafrim të shumicës së çështjeve që i kemi diskutuar dhe ky është një sukses i punës së përbashkët dhe korrektësisë në raportet mes Qeverisë së Kosovës dhe FMN-së. Eshtë jashtëzakonisht me rëndësi që edhe FMN-ja e vlerëson rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës që është në rrugë të mbarë."

Gjithashtu edhe FMN-ja sipas tij vlerëson që rritja ekonomike në Kosovë në vitin 2011 do të shënoj rritje 5.5 për qind që janë shenja inkurajuese për shtetin tonë të ri dhe qytetarët tanë.

"Theksoj që rritja ekonomike prej 5.5 për qind definitivsht, ky është vlerësim edhe i FMN-së është deklaratë publike, është ndër rritjet më të larta në Evropë. Ky është sukses i punës së përbashkët, i menaxhimit të mirë, i disiplinës fiskale por edhe përgjegjësive tona që kemi marr edhe si qeveri e re", është shprehur Thaçi.

Ai ka shprehur bindjen se projektbuxheti do të gjejë mbështetje të plotë në Kuvend, sepse bëhet fjalë për një buxhet, pjesë e të cilit është edhe rritja e pagave për punëtorët e arsimit, punëtorët e shëndetësisë, policisë, shërbyesve civilë, zjarrfikësve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe respektimi i marrëveshjes me minatorët.

Thaçi ka thënë se miratimi i buxhetit do ta tejkalojë koalicionin qeveritar duke marrë mbështetjen edhe të grupeve tjera parlamentare, për ç'gjë ka thënë se tashmë ka sinjale nga disa prej partive opozitare për mbështetje të projektbuxhetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)