27 Prill 2024

Qeveria ka synim krijimin e një administrate evropiane

Prishtinë, 23 shtator - Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi është mbajtur sot takimi i radhës i Komisionit Ndërministror për Reformën e Administratës Publike.

Në hapje të takimit Kuçi ka kërkuar angazhim shtesë të gjitha ministrive për veprime konkrete në drejtim të përmbushjes së obligimeve në procesin e reformimit të administratës publike në Kosovë, si një ndër prioritetet bazë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike që ka synim krijimin e një administrate efektive dhe efikase dhe evropiane” - theksoi me këtë rast zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, duke shtuar se kjo strategji paraqet një dokument ku parashihen objektivat për reforma në nivelin qendror dhe mekanizma për monitorimin e zbatimit të saj.

Më tutje zëvendëskryeministri Kuçi ka pohuar se puna më e madhe do të jetë implementimi i kësaj strategjie të rishikuar. Kjo strategji do të ketë edhe mbulim adekuat buxhetor për vitin e ardhshëm 2011 ka pohuar zëvendëskryeministri Kuçi.  

Në vazhdim Komisioni Ndërministror ka aprovuar Strategjinë e rishikuar për Reformën e Administratës Publike që është prezantuar nga ministrja e Ministrisë së Administratës Publike,  Znj. Edita Tahiri. Po ashtu Komisioni Ndërministror ka aprovuar Planet  Zhvillimore Strategjike edhe për Ministrinë Administratës së Pushtetit Lokal me një plotësim.

Vendimi për themelimin e komunave të reja do të bëhet përmes vendimit politik. Është miratuar edhe Plani Zhvillimor Strategjik për Institutin e Kosovës për Administratë Publike.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota ka njoftuar Komisionin Ndërministror për procedurat e hartimit dhe të miratimit të Planit Zhvillimor Strategjik për FSK-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)