28 Dhjetor 2024

Qeveria ka shpenzuar 534 milionë euro gjate tremujorit të dytë

Prishtinë, 4 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM2 2020).

Shuma e të hyrave të Qeverisë së Pergjithshme në TM2 2020 ishte 587.2 milionë Euro.  

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 47.4% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Pergjithshme në TM2 2020 ishte 534.9 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet (35.1%); kompensimi i punëtorëve (32.2%); formimi i kapitalit bruto (11.1%); dhe konsumi i ndërmjetëm (8.8%).

Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)