01 Maj 2025

Qeveria ka ndërtuar politika të gabuara në joshjen e investitorëve

Prishtinë, 8 orill - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, vizitoi sot Odën Ekonomike Gjermane në Kosovë, ku u prit nga udhëheqës të këtij institucioni ekonomik, Drejtori Ekzekutiv Bardhyl Metaj, me bashkëpunëtorë.
 

Kryetari Haradinaj e vlerësoi lart punën e kësaj ode ekonomike, në sensibilizimin e investimeve gjermane në Kosovë dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.

 
Kryetari Haradinaj kërkoi nga udhëheqësit e këtij insititucioni ekonomik që të ftojnë investitorë gjermanë në Kosovë, të krijojnë klimë sa më të favorshme të bashkëpunimit dhe investimit të tyre këtu.
 
Në takim u tha se Qeveria e Kosovës ka ndërtuar politika të gabuara në joshjen e investitorëve potencialë gjermanë në Kosovë, veçanërisht duke i mbajtuar ata larg investimeve këtu, me politikat e paqëlluara të taksave për investuesit e huaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)