06 Nëntor 2024

Qeveria ka ndërmarrë masa për tërheqjen e investimeve të huaja

Prishtinë, 16 korrik - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur një delegacion të ‘The Heritage Foundation’, të udhëhequr nga Nënpresidenti, James Jay Carafano, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e përgjithshme ekonomike në vend.

Ministri Lluka me këtë rast ka njoftuar delegacion e ‘The Heritage Foundation’ me prioritet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, duke u fokusuar në sektorët strategjikë si energjia dhe minierat.

Kreu i MZHE-së, u ndal te projektet që janë në proces të realizimit në sektorin e energjisë, që njëherit janë investimet më të mëdha të huaja direkte të ndodhura në vend.

Ai ndër të tjera, bëri të ditur masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për të përmirësuar mjedisin për investimet e huaja, duke përmendur këtu përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale në funksion të krijimit të lehtësirave për investitorët.

Ministri Lluka duke u bazuar në eksperiencën e këtij fondacioni, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim me qëllim të përmirësimit të politikave ekonomik dhe promovimin e mundësive për investime në Kosovë.

Ndryshe, ‘The Heritage Foundation’ është një institucion i pavarur joprofitabil, i specializuar në krijimin dhe promovimin e politikave publike dhe kërkime, të bazuara në parimet e sipërmarrjes së lirë, lirisë individuale, vlerave tradicionale amerikane.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)