15 Janar 2025

Qeveria ka miratuar raportin nëntëmujor të Buxhetit

Prishtinë, 24 tetor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, në të cilën ka miratuar dokumente dhe vendime nga përgjegjësit e saja kushtetuese dhe ligjore.

Në hapje të mbledhjes, me kërkesën e kryeministrit Hashim Thaçi, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari ka njohur kabinetin qeveritar me publikimin e indeksit të Bankës Botërore me rangimin e vendeve për mundësit për të bërë biznes.

Ministrja Kusari ka informuar kabinetin qeveritar se Kosova ka një avancim pozitiv, duke u renditur për 25 vende më lart se indeksi i kaluar, i publikuar po nga Banka Botërore.

Kjo është një dëshmi për politikat e drejta zhvillimore të Qeverisë së Kosovës që duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke kërkuar edhe angazhimin e institucioneve tjera në Republikën e Kosovës, për të kontribuar në krijimin e ambientit sa më të mirë për zhvillimin e biznesit në Kosovë.

Kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar zëvendëskryeministren dhe ministren Kusari për angazhimin e saj në koordinimin e angazhimeve për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes në Kosovë.

Në vazhdim, kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se pozita politike e Kosovës, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, është duke u avancuar.

Dëshmi për këtë do të jenë edhe vizitat në Kosovë, që do të zhvillojnë gjatë ditëve të ardhshme Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, Wiliam Hague, Sekretarja e Shtetit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri dhe Zëvendëspresidentja e Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton.

“Në këtë rast edhe njëherë do të dëshmohet perspektiva euroatlantike e Kosovës”, ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi.

Qeveria ka miratuar Rregulloren për Ankesa në procedurën e verifikimit në të cilën  përcaktohen procedurat për paraqitjen e ankesave nga punonjësit apo kontraktuesit e institucionit të cilëve ju është refuzuar kërkesa për lejë të sigurisë, si dhe procedurat për zgjidhjen e ankesave kundër vendimeve për refuzimin e lejes se sigurisë.

Rregullorja për normat teknike të mbrojtjes nga zjarri në ndërtimin e impianteve për lëngjet e ndezshme, deponimin dhe toçitjen, e cila është miratuar sot nga kabineti qeveritar, përcakton kushtet dhe kriteret sipas normave teknike për ndërtimin e impianteve për lëngjet e ndezshme, deponimin dhe toçitjen e tyre, parimet për zbatimin e masave për mbrojtje nga zjarri dhe shpërthimi, si dhe aplikimin e mbikëqyrjes së këtyre masave.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Rregulloren për normat teknike për mbrojtje nga zjarri të objekteve të larta.

Dispozitat e kësaj Rregulloreje përcaktojnë kushtet e veçanta të ndërtimit, duke përfshirë përzgjedhjen e materialeve ndërtimore, rrugët e qasjes për intervenim zjarrfikës, ndarjen e objektit në sektorë të zjarrit, rrugët dhe daljet e evakuimit, hapësirën dhe kanalet për instalimet elektrike, hapësirat dhe kanalet për hedhjen e mbeturinave, elementet makinerie për furnizim me ujë për fikjen e zjarri, ngrohje dhe ventilim, instalimet elektrike si dhe masat tjera mbrojtëse nga zjarri të objektet e larta, ndërmarrja e masave për mbrojtje nga zjarri të cilat duhet të zbatohen nga ana e Institucioneve përkatëse shtetërore, personat fizik dhe juridik është objektiv dhe synim i cili njiherit ndërlidhet me prioritetet e qeverisë me qëllim të përcaktimit të mekanizmave për parandalimin e shkaqeve dhe përhapjes së zjarrit,duke përfshirë edhe shpërthimet me qëllim të mbrojtjes së njerëzve, pasurisë dhe mjedisit.  

Është miratuar edhe Vendimi përfundimtar për ndryshimin e vendimit  nr. 03/36, nr.14/52 dhe nr.05/90, si dhe për shpronësimet shtesë të cilat preken nga ndërtimit i Autostradës Vërmicë-Merdar, zona kadastrale Bellanicë, Komuna e Malishevës dhe zona kadastrale Arllat, Komuna e Drenasit.

Qeveria ka plotësuar Programin Legjislativ për vitin 2012 me Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, dhe ka hequr nga Programi Legjislativ për vitin 2012 Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-033 për Statusin, Imunitetet dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike, Konsullore dhe Personelin e Kosovës dhe të Praninë Ndërkombëtare Ushtarake si dhe Personelin e saj.

Kabineti qeveritar, gjithashtu ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit Qeveritar për hartimin e Koncept-dokumentit për regjistrin e mërgimtarëve (MeD)
 
Qeveria e Kosovës ka miratuar Raportin Nëntëmujor të Buxhetit. Ky Raport është përgatitur në pajtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë sipas parimit të kontabilitetit të bazuar në para të gatshme.

Është themeluar edhe Komisionin Disiplinor për kryeshefin e Agjencisë për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme. Komisioni është aprovuar në pajtim me nenin 18 të Rregullores Nr. 06/2012 për Pozitat e Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe pas inicimit të procedurës disiplinore nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë.

Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku ka njohur kabinetin qeveritar me angazhimet dhe punën e Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe për punën e deritashme të Komisionit Ndërministrorë për Rishikimin e Sektorit të Sigurisë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)