02 Nëntor 2024

Qeveria italiane ndan 20 miliardë euro për emergjencën kundër koronavirusit

Romë, 16 mars - Qeveria e Italisë ka përgatitur planin për të përballuar emergjencën e koronavirusit. Drafti parashikon masa që kapin shifrën e mbi 20 miliardë eurove.

Mes këtyre, 100 euro bonus për marsin për punonjësit publikë e privatë që kanë vazhduar punën nga zyrat. Çmimi vlen për ata që nuk fitojnë më shumë se 40 mijë euro në vit.

Parashikohen masa edhe për familjet, shëndetësinë dhe sipërmarrjet. Do të ketë leje të zgjatura për prindërit me fëmijë nën 12 vjeç që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, prej mbylljes së shkollave. Do t`i jepet një shtysë prodhimit të maskave.

Maska dhe doreza do t`i shpërndahen me shumicë punonjësve; parashikohet dhe fond i posaçëm për punonjësit që janë dëmtuar nga koronavirusi, ndërsa dekreti parashikon që prefektët të mund të përdorin dhe hotelet për strehimin e personave që duhen vendosur në karantinë.

Italia njoftoi të dielën një numër rekord vdekjesh brenda një dite dhe autoritetet paralajmëruan për mungesë shtretërish e pajisjesh për frymëmarrje artificiale në spitale në vendin që tashmë është shdërruar në epiqendrën evropiane të pandemisë së koronavirusit.

Sipas të dhënave zyrtare numri i të vdekurve nga virusi u rrit me 368 duke arritur në 1.809, ose më shumë se gjysma e të gjitha rasteve të regjistruara jashtë Kinës.

Vatikani ndërmori hapin drastik të anulimit të festimeve me rastin e Pashkëve planifikuar të fillonin më 5 prill, ndërsa vendi me 60 milionë banorë vazhdon të jetë në një krizë së cilës nuk i dihet fundi.

 Rajoni i Lombardisë është më i goditur në vend me 1,218 vdekje si pasojë e COVID-19 gjatë tre javëve të fundit, më shumë sesa e pjesa tjetër e Europës kombinuar së bashku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)