Qeveria italiane miraton paketë kursimi prej 47 miliardë euro
Romë, 1 korrik - Kabineti italian paraqiti një paketë të gjerë kursimesh, me të cilën synohet të arrihet deri në 2014-ën një buxhet i balancuar.
Janë planifikuar kursime të mëtejshme në shërbimin publik, në shëndetësi dhe te sigurimet e pensioneve.
Paketa e kursimit është përgatitur dhe hartuar nga të gjitha ministritë, tha kryeministri Silvio Berlusconi.
Sipas të dhënave të ministrit të ekonomisë Giulio Tremonti masat kanë një vëllim prej 47 miliardë eurosh.