24 Dhjetor 2024

Qeveria inkurajon të interesuarit të aplikojnë në konkurset për Ndërmarrjet Publike

Prishtinë, 23 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, fton të gjithë të interesuarit/at, që kanë kualifikim dhe përshtatshmëri profesionale, që të aplikojnë në konkurset e hapura për Ndërmarrjet Publike.

Qeveria e Republikës së Kosovës inkurajon gratë, pjesëtarët e komunitetit jo-shumicë dhe personat me nevoja të veçanta, të aplikojnë në këto konkurse.

Në mbështetje të nenit 9 të Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën, të nenit 15.6 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si dhe nenit 8 paragrafi 1 i  Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, si dhe duke u bazuar në nenin 5 të Rregullave mbi Identifikimin e Kandidatëve për Drejtor të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike dhe Metodologjinë e Vlerësimit, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit ka shpallur konkurs për Anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A.  

Dokumentacioni i kërkuar sipas konkursit, duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, zyra nr. 34.

Afati i konkursit është i hapur deri më datën 20 qershor 2021.   

Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë të interesuarit/at, që kanë kualifikim dhe përshtatshmëri profesionale, që të aplikojnë në konkurset e hapura për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore për:

1.           Posta e Kosovës, Sh. A. (PK)  dhe  

2.           Kompania Rajonale e Ujësjellësit - Hidromorava-Sh. A.- Gjilan.

Njëkohësisht, Qeveria inkurajon gratë, pjesëtarët e komunitetit jo-shumicë dhe personat me nevoja të veçanta, të aplikojnë në konkurset e hapura.

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Sekretariatin Koordinues të Qeverisë, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, zyra nr. P34.

Afati i konkursit është i hapur deri më 10 qershor 2021. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)