06 Nëntor 2024

Qeveria inkurajon promovimin e produkteve vendore

Prishtinë, 3 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në hapjen e edicionit të 17-të të panairit të produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse ''Prishtina 2018”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, fokusi i së cilit është promovimi i produkteve kosovare nga kompani të ndryshe, prej të cilave 36 kompani nga Kosova dhe një nga Italia.

Kryeministri Haradinaj, me këtë rast, tha se është këtu për të inkurajuar krijimin e lidhjeve biznesore mes ndërmarrjeve të mëdha, të mesme, por edhe të vogla, për të promovuar produktet vendore.

"Qëllimi ynë është zvogëlimi i importit ose zëvendësimin e produkteve nga importi në produkte në prodhimit vendor", tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se me implementimin e politikave të reja fiskale të Qeverisë së Kosovës, është inkurajuar rritja e ndërmarrjeve të sektorit të prodhimit dhe të sektorit të informacionit.

Kryeministri Haradinaj tha se taksa e vendosur prej 100 për qind për produktet serbe dhe atyre të Bosnjës, nuk duhet të shihet si rast për të përfituar nga ngritja e çmimeve, por për të rritur prodhimin dhe cilësinë.

"Edhe pse ende në fillim, taksa ka ndikuar në rritjen e prodhimit vendor", tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se këto zhvillime duhet të sjellin edhe rritjen e bruto produktit vendor, rritjen e numrit të të punësuarve dhe njëkohësisht kompensohet tatimi që e humb buxheti i Kosovës me zvogëlimin e importit nga Serbia dhe Bosnja.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve ndaj CEFTA-s, por vetëm si palë e barabartë dhe ndihet i lumtur që Qeveria ka përmbushur obligimet e saj që ndërlidhen me protokollin e 5 të CEFTA-s dhe ka reflektuar pozitivisht marrëveshjen që ndërlidhet me protokollin 6.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se kjo ditë e ka një rëndësi të veçantë për shkak të një momentumi të ri që është krijuar, ku ka një ngritje të vetëdijes për potencialin e ekonomisë tonë dhe se këto ditë do ta shfaqin potencialin e ekonomisë që është zhvilluar me shumë mund.

Një fjalë rasti në këtë panair, mbajti edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ndërsa të pranishëm ishin edhe ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Kryeministri Haradinaj, më pas, vizitoi stendat me prodhimet vendore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)