Qeveria informon bizneset e Prizrenit për Pakos Fiskale 2.0
Prishtinë, 14 prill - Qeveria e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës mbajnë takim me bizneset e Komunës së Prizrenit, ku do të diskutohet në lidhje aprovimin dhe imlplementimin e Pakos Fiskale 2.0.
Në takim do të marrin pjesë Kryeministri i Republikes së Kosovës Isa Mustafa, Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu.