27 Dhjetor 2024

Qeveria Hoti e përkushtuar në adresimin e të gjeturave të auditorit

Prishtinë, 19 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani.

Me këtë rast, kryeministri Hoti  dhe Auditori Osmani biseduan për progresin në reformën e menaxhimit të financave publike, si dhe për aplikimin e standardeve të njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira të auditimit në sektorin publik.

“Qeveria do të ndërmarrë veprimet e nevojshme sipas rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit”, tha Kryeministri Hoti, duke shtuar se në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë do të merren vendime ekzekutive për të adresuar të gjeturat e auditorit.


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)