Qeveria greke parashikon rritje ekonomike në 2015
Athinë, 7 shtator - Qeveria greke ka paraqitur një buxhet të ri për vitin e ardhshëm, duke parashikuar një rënie të papunësisë dhe të borxheve të veta sovrane.
Projektbuxheti parashikon se Greqia do të ketë rritje ekonomike prej 0.6 % këtë vit, nga rënia 4 % e vitit të kaluar.
Vitin e ardhshëm papunësia pritet të bjerë në 22.5 nga 25 për qind.
Borxhi i Greqisë është parashikuar të ulet nga 175 për qind në 168 për qind.